Albin Kurti uron Talat Xhaferin për zgjedhjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i vendit fqinj.

Kurti ka shprehur dëshirën e tij për të forcuar miqësinë dhe bashkërendimin për projekte të përbashkëta mes dy qeverive gjatë qeverisjes Xhaferi. Ai ka shtuar se është i sigurt se do të vazhdojë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar me homologun e tij, Xhaferin.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.
Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij.”