Maqedoni

“Revizioni dhe Prokuroria duhet të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës”

Shpërndaje

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?

Qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.

Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja. Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë. Korrupsioni vret! Boll më!” thuhet njoftimin e Listës Më mirë për Tetovën.