Prof.Dr.Reshat Qahili sot është zgjedhur ushtrues detyre Rektor i Universitetit të Tetovës

Shpërndaje

Njoftohet opinioni publik se, sot, më 1 dhjetor 2021, u mbajt mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit të Tetovës.

Procedura përkatëse për konstituimin e Senatit dhe verifikimin e anëtarëve nga ana e Komisionit për verifikim, u zhvillua në përputhje me Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera juridike.

Po ashtu, u zhvillua procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Senatit, dhe më pas, me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Senatit, në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të brendshme për kryetar të Senatit, u zgjodh Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Pas konstituimit të tij, Senati i Universitetit, në përputhje me Ligjin për arsim të lartë dhe aktet tjera, në këtë mbledhje, e zgjodhi edhe ushtruesin e detyrës rektor dhe për këtë funksion u zgjodh prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Në mbledhjen e sotme të Senatit, po ashtu u diskutuan edhe pikat tjera të rendit të ditës që kanë të bëjnë me vazhdimësinë e procesit mësimor–shkencor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe veprimtarinë e përgjithshme të Universitetit të Tetovës.