Tetovë, Këshilli Komunal me 18 vota për votoi pezullimin e PDU-së 57 A “Shik Jellak”
Pasi nuk arriti të futet në rend dite në seancën e katërt të Këshillit të Komunës së Tetovës nga mungesa e këshilltares së Lëvizjes Besa, sot u thirr seancë e jashtëzakonshme e këshillit ku me 18 vota për, këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e jashtëzakonshme votoi propozim-vendimin për inicimin e procedurës për pezullim të Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A të fabrikës “Shik Jellak”. Shumicës në votim iu bashkëngjitën këshilltari Faton Selami nga Alternativa dhe Isnije-Veseli Jonuzi nga PDSH. Këshilltarët e BDI-së, LDSM-së dhe Visar Palloshi nga PDSH, pasi u votua arsyetueshmëria e seancës, braktisën karriget e këshilltarëve dhe ndoqën seancën në rolin e qytetarëve, shkruan Portalb.mk.
Seanca e jashtëzakonshme u thirr me propozim të kryetarit të Komunës Bilall Kasamit, duke u bazuar në siç thotë ai se plani për këtë zonë është miratuar në procedurë të dyshimtë.
Këshilltarët nga radhët e BDI-së dhe Visar Palloshi nga PDSH-ja kërkuan arsyeshmëri të seancës dhe raporte, dokumentacione nga ekspertë se ky plan nuk i plotëson kushtet si dhe kërkuan që kjo të diskutohet në seancë të rregullt. Ata u shprehën se nuk janë që mos prishet ndonjë plan, por në këtë rast nuk kanë dokumente që në bazë zë tyre të vendoset.
Kryesuesi i këshillit, Besar Durmishi tha se me këtë nuk bëhet suspendimi i planit.
“Sektori i urbanizmit obligohet te beje elaborate dhe ne perseri do te vendosim ne keshill a do e pezullojme apo jo”, tha Besar Durmishi.
Kurse Kasami tha se senaca është thirrur si e jashtëzakonshme pasi bëhet fjalë për një plan urbanistik që udhëheqsia paraprake me vendime të dyshimta e ka miratuar këtë vendim.
Udhëheqsja e sektorit për urbanizëm, Ermira Beqiri thksoi se elaborati do të përgatitet në vazhdim dhe këshilltarët do të vendosin në vazhdimësi a do të tërhiqet plani apo jo.
“Do jem e obliguar që në bazë të ligjit të përgatis një elaborat në konsultim me profesionistë të urbanizmit. Do thirremi në ligj dhe do përgatisim dokumentacion, ku do të shënojmë të gjitha vërejtjet në lidhje me planin urbanistik 57 dhe 57 A”, tha Beqiri.
Këshilli votoi arsyeshmërinë e seancës me 17 vota për, 13 kundër dhe një të përmbajtur. Ndërsa pas kësaj këshilltarët nga opozita të BD-së, LSDM-së dhe Visar Palloshi nga PDSH, lanë seancën dhe kaluan për ta ndjekur atë në publik.
Rikujtojmë se kjo pikë nuk arriti të futet në rend dite në seancën e katërt të rregullt të këshillit pasi pozitës i mungoi një votë gjegjësisht kur u votua kjo pikë për t’u futur në rend dite mungoi këshilltarja Besija Iljazi nga Lëvizja Besa. Ndërsa kjo shkaktoi “përplasje” mes “Më mirë për Tetovën” dhe Lëvizjes Besa.
Ndryshe, Komuna e Tetovës gjatë mandatit të dytë të Teuta Arifit ndryshoi tërësisht planin detal urbanistik të bllokut urban 57A që më pas u “përgatit” shitja e pronës “Shik Jellak” biznesmenit kontrovers serbo-malazez, Miodrag Daka Davidoviq me mbështetje të këshilltarëve të atëhershëm nga BDI, LSDM dhe ASh. Edhe pse kjo është diçka e rëndësishme, komuna ka qenë shumë jotrasnaprente në të gjithë këtë procedurë duke mos dhënë informacione të sakta se çfarë planifikohet të ndërtohet aty. Davidoviq për opinionin në RMV është i njohur prej bisedave të publikuara gjatë periudhës para zgjedhjeve parlamentare, ku përmendet edhe puna në lidhje me Shik Jellakun- Tetovë.