“Twerk” kolegut, policja shqiptare: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij (Video)

Shpërndaje

Video e një efektiveje të policisë së Nju Jorkut, e cila i bën “twerk” kolegut të saj, po bën xhiron e rrjetit. Policja me origjinë shqiptare, Vera Mekuli u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger të martuar.

Ajo ka reaguar për mediat duke u shprehur se ndihet e turpëruar pas daljes së pamjeve.

Gjithashtu 26-vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut, ndërsa ka thënë se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.

“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”-është shprehur ajo për TMZ.

Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar, teksa ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet.

Shqiptarja gjithashtu ka thënë se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.

Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.

Mediat raportojnë se as Vera dhe as nëntogeri nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.