MaqedoniTop Lajme

Zaev: Ministrat e ri vijnë me kryeministrin e ri

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Alternativës përfundimisht arritën marrëveshjen për rritje të shumicës parlamentare dhe bashkëqeverisje.

Kryeministri u prononcua për ministritë dhe drejtoritë që do t’i merr Alternativa:

“Alternativa do të emërojë ministrinë e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një ministër pa resorë për Diasporën, tre zëvendës ministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Zaev.

Ndryshe Zaev tha se në Qeverinë e re ai nuk do të jetë mandatar, respektivisht ministrat e ri do të kenë kryeministër tjetër.

“Ministrat e ri dhe Qeveria e re nuk do to vijnë me mua si kryeministër. Ministrat e ri dhe Qeveria e re do të vijnë me mandatar të ri, gjegjësisht kryeministër i ri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.