MaqedoniTop Lajme

A do të vendosen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së? Gjuha maqedonase nuk duhet të jetë kusht

Shpërndaje

A do të përfshihen në Kushtetutë bullgarët që jetojnë në Maqedoni? Kjo është çështja kryesore që imponohet nga pala bullgare për largimin e vetos dhe lejimin e fillimit të negociatave mes vendit tonë dhe BE-së. Edhe pse sinjalet nga autoritetet maqedonase janë se nuk duhet të ketë ndonjë problem për këtë çështje për shkak se Kushtetuta e vendit tonë dhe vetë shteti njeh pakica dhe popuj të tjerë, megjithatë zv.kryeministri i ri për çështje evropiane Bojan Mariçiq shmangi që në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i përgjigjet kësaj pyetje në emisionin ClikPlus.

-Bullgaria tani kërkon, në mënyrë eksplicite, siç lexova deklaratën e Radev-it, se për fillim të negociatave duhet të garantojmë se bullgarët do të jenë pjesë e Kushtetutës!

“Unë nuk do të hyja në hyja në negociatat publike dhe komentimin e qëndrimeve të Qeverisë bullgare, për shkak se ajo qasje, recetë, nuk ka dhënë rezultat deri më tani. Mendoj se të gjithë çështjet e hapura do t’i kemi në tavolinë dhe do të kemi mundësi që të diskutojmë, të tregojmë argumentet tona”, tha Bojan Mariçiq, zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Por zv.kryeministri thotë se nuk mund të pranojnë që gjuha maqedonase të jetë kusht për fillimin e negociatave me BE. Thotë se gjuha maqedonase është e shkruar në hartën e Kombeve të Bashkuara dhe në mënyrë vlefshme shfrytëzohet si një veçori e jona e identitetit në më shumë organizata ndërkombëtare.

“Ne edhe në vitin 1999 në Deklaratën e nënshkruar mes kryeministrave Georgievski dhe Kostov edhe në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi që është nënshkruar mes Zaevit dhe Borisovit në vitin 2017, e kemi formacionin e njëjtë për gjuhën dhe mos intervenimin në çështjet e brendshme, kjo do të thotë se ne në mënyrë dypalëshe mund të dakordohemi që ashtu të funksionojë, gjë që deri më tani ka qenë praktikë. Ne në asnjë rast nuk jemi në pozitë për të pranuar që ai të jetë kusht. Të vendoset në kornizën negocuese dhe të vendoset në dokumentet e BE-së. Po të ishte kjo e pranueshme për neve me shumë gjasa deri më tani do të fillonim negociatat”, tha Bojan Mariçiq, zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Përndryshe, zv.kryeministri Mariçiq deklaroi se shpreson që pakoja Shqipëri – Maqedoni e Veriut nuk do të ndahet, siç propozoi presidenti Radev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëse për gjashtë muaj nuk zgjidhet kontesti.