Snopçe: E vërteta për Koridorin 8

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit ka zbulura disa të pathëna rreth ndërtimit të koridorit 8. Me një varg akuzash deputeti Snopçe ka akuzuar se si në Qeverinë Gruevski po ashtu edhe në qeverinë Zaev janë nënshkruar anekse shtesë në këtë kontrat kurse akoma nuk dihet shuma totale që është paguar.

Sipas tij kredia për këtë autostradë është marrë nga qeveria kineze, rrespektivisht nga partia komuniste e Kinës.

“Sa i përket koridorit 8, ju informoj se mbetet fakt i pamohuehsëm se pjesë e vetme e këtij koridrori Shkup-Tetovë-Gosrtivarë është ndërtuar në vitet 90 të shekullit të kaluar, për pjesën tjetër ju keni qeveri në 2013 , keni marrë kredi prej qeverisë kineze, rrespektivisht nga partia komunsite prej 600 milionë euroe dhe këto para, i keni dërguar një firme kineze, rrepsketisht të partisë komunsite kineze me emrin SinoHidro. Interesant është fakti që koridori u deviju në atë kohë me qëllim të izolimit të Strugës për të ngelur si zorë qore në shtet njësoj siç ka ndodhur me Dibrën vite me rradhë, korridori 8 në fakt e lidh detin adriatik me dezin e zi dhe pjesë e kordiroti 8 është Kërçovë-Qafë Tahnë, pra qeveria e atëhershme ku participonte BDi e anashkaloi Sturgën, dhe prej Trebenishti deri në Qafë thanë dhe jo deri në Ohër për të cilën u morr kredia atëherë. Ne e dim te bombat kur i dëgjonim ato fjalët për korupsion të hatashme, ajo shumë e parave që u merte në atë kohë por mandej e vazhduat edhe me Zaevin të nënshkruani anekse të kësaj kontrate me firëm kinze, askush nuk e di sot e kësaj dite sa ka mbëritur shuma totale dhe sa janë marrë rryshfete në emër të kësaj të këtyre aneksve të nënshkruar edhe nga kryeministri Zaev”, tha Snopçе.