“AMG-ja” e bërë copash, pamje nga aksidenti me 1 viktimë e 4 të lënduar në tunelin e Kalimashit
ABC ka siguruar pamje nga tuneli i Kalimashit ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën një vajzë dhe u plagosën katër të tjerë.
Nga pamjet mund të shihen njolla gjaku në asfalt, një atlete si dhe një automjet tip “Benz AMG” i bardhë i dëmtuar kryesisht në pjesën e parme nga përplasja. Si pasojë e aksidentit humbi jetën Ediona Sala,banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.
Në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gjin Malsi, banues në Shkopet dhe Mihrije Zeneli banuese në Kosovë. Të lënduar, veç dy drejtuesve mbetën edhe Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy nga të lënduarit ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. /abcnews.al/