Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit: Një i vdekur dhe disa të lënduar

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit teksa ka humbur pasagjerja E.S dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit me drejtim Tiranën, ndërsa të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Kukësit.

Shërbimet e policisë , urgjencës, dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/