Maqedoni

ASH kundër anulimit të Qeverisë teknike

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët është kundër propozimit të VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Qeverisë teknike. Këtë qëndrim e shpalosi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, i cili poashtu tha se ASH-ja është edhe kundër modelit zgjedhor me një njësi dhe kërkon model me tetë njësi.

“Sa i përket listave të hapura, kemi qenë pro dhe vazhdojmë të jemi pro. Kerkojme te behet sa me shpejte. Nje njesi zgjedhore jemi kunder. Kemi shpalosur publikisht mendimin tone se jemi per 8 njesi zgjedhore konform ligjit per zhvillim te barabart rajonal me ç’rast depuetët do te zgjidheshin sipas numrit te banoreve dhe do te eliminohej nevoja per ndryshime te ligjit para do cikli zgjedhor ku vendvotime te caktuara hidhen prej nje njesi ne njesi tjeter zgjedhore per te ruajtur balancin. Me kete do te eliminohej edhe problem kushtetues per shkak te disbalancit ne mes numrit te votuesve ne njesi te ndryshem zgjedhore. E treta ne lidhje me propozimin e VMRO-se. Ne si Alenaca per Shqiptaret jemi kunder ketij propozimi. Me kete propozim synohet goditja e mareveshjes se Perzhinos. Kjo mareveshje u soll me qellim te zgjidhjes se krizes politike. Ne mendojme se kjo, mareveshje nuk e ka aritur qellimin e saj per te cilin u arrit. Kur flasim per qellimin, qellimi ishte nje dhe veter nje. C’kapja e shtetit nga ana e pushtetit. Pamundsi e pushtetit qe te shfrytezoje shtetin per nevoja elektorale. Tani kemi nje pyetje publike: A jane aritur keto qellime dhe objektivat baze e kesaj mareveshjeje ne momentin qe flasim. Konstatimi eshte jo. Vazhdojme te jemi shtet i koruptuar me nivel me Surinamin, Tanzanin dhe Vietnamin. Me indeksin per demokraci iemi regjim hybrid, thene ndryshe, regjim totalitar e kamufluar me auren e nje shteti kinse demokratik. Kryeministri teknik, ministri teknik i puneve te brendshme me 100 ditshin e fundit, deri tani nuk ka arit qellimin per te cilin eshte ideuar ky mekanizem. Ne mendojme qe ministri teknik i puneve te brendshme rezultat i mareveshjes se Perzhinos gene e pare qe duhet te beje eshte krijimi i nje task force te policise e cila do te perndjek te gjithe zyrtaret shteterore qe keyperdorin pozicionet zyrtare me qellim dhe per nevoja elektorale. Të gjithe ato zyrtare te veshur me uniforme policie te cilet trikesojne, perndjekin, blejne votues. Deri tani ne nuk kemi pare qe te ndodhe dicka e tille. Por kjo nuk do te thote qe duhet te heqim dore, sepse kjo do te thoshte nenshtrim i teresishem ndaj totalitarizmit dhe diktatures. Debati per hekjen ose jo te qeverise teknike, me fjale tjera shpalljen e mareveshjes se Perzhinos te panevojshme mund te hapet vetem ne momentin kur do te ndjehen rezultatet e c’kapjes se shtetit”, tha Snopçe.