Autostrada Ferizaj-Shkup e mbuluar nga bora, vështirësohet qarkullimi (Video)

Shpërndaje

Gjatë ditës së djeshme, në gjithë vendin pati reshje të mëdha të borës.

Kjo bëri që qarkullimi rrugor të vështirësohet, ku nuk munguan edhe aksidentet.

Si duket gjendja e njejtë e rrugëve do të jetë edhe ditën e sotme.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Periskopit, shihet autostrada Ferizaj-Shkup, e mbuluar nga bora edhe në këto orë të vona.

Kjo po shqetëson vozitësit të cilët po rrezikohen nga rrëshqitjet e veturave në rrugë./Periskopi