Driton Selmanaj i LDK-së, abstenoi për rezolutën që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Shpërndaje

76 deputetë kanë votur pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Asnjë votë nuk ishte kundër por vetëm 1 abstenim.

Driton Selmanaj i LDK-së,ishte i vetmi deputet që abstenoi për rezolutën që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ndërsa dje, kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, bëri të ditur se kjo parti e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/