Kasami dhe drejtori i NPK-së kapin lopatat, pastrojnë rrugët në Tetovë!
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmjen e djeshme së bashku me punonjësit e ndërmarrjes komunale ka pastruar rrugët e qytetit nga bora dhe ngricat. Nga fotografitë e publikuara shihet se si Kasami së bashku me drejtorin e NPK Tetova, Nuresdin Fetai me lopata në duar pastrojnë trotuaret nga ngrica dhe bora.
“Përderisa të gjithë në këto temperatura të ulëta janë nëpër shtëpitë e tyre, ata, heronjtë e qytetit kujdesen për hapësirat publike. Sonte bashkë me ta pastruam trotuaret nga bora dhe ngricat e krijuara nga temperaturat e ulëta. Siguria dhe lëvizja e lirë e qytetarëve është detyrë e jona. Me punonjësit dhe me qytetarët!”, ka shkruar Kasami.