RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin Ali Ahmetin dhe ministrat e BDI-së

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni përbëhej nga Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor.

Në takim u diskutua për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në shtator të vitit të kaluar, ishin temë tjetër e takimit, e në veçanti marrëveshja për rrugën Tetovë- Prizren.

U bisedua për integrimet evropiane dhe raportet e mira fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, u theksua se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, gjë që do t’i kontribuonte ruajtjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Në takimin, që u përmbyll me një darkë miqësore, kryeministri Kurti shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi.

Lajmi i plotë: Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti me një delegacion ministrash të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut