Vetëdorëzohet në policinë e Tepelenës personi që dhunoi profesorin Kleanthi Laçi: Ngacmoi seksualisht motrën 13-vjeçe (Video)

Shpërndaje

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59 vjeçar në Tepelenë, rast i cili u publikua ditën e sotme në FaxNews. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i një nxënëseje 13 vjeçare ene shkollën 9-vjeçare të Tepelenës.

Alvi Gumeni i cili është emigrant u kthy nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është vetëdorëzuar pak më parë në Policine e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi një ditë më parë. Ai e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqipëri për të ndërmarrë aktin që ka kryer dje.

Ndërkaq ka dhënë dëshminë e saj edhe 13 vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, është marrë ene pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezencë ete psokologes.