Kurti opozitës për rrymën: Ju s’i keni bë as bojlerat, as filterat, e pa filtera s’ka bojlera
Kryeministri Albin Kurti, para deputetëve në seancë ka thënë se vetëm ditën e djeshme Kosova ka importuar 2.5 milionë euro rrymë
Ai ka pyetur ligjvënësit se si të paguhet kjo rrymë me çmimin e lartë të importit të saj.Kurti ka folur edhe për rikthimin e B2, duke lëshuar sërish akuza për qeveritë e kaluara.
“Rikthimi i B2 që ka moshë 40 vjeçare e kalon 920 megavtashin. Pra kjo është asgjë. Nuk ka ra menaxhmenti, ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrutorit të gjeneratorit në B2 janë copëtauar për shkak se shtypja e avullit në vend që të jete 120 është 90. I ka copëtu lopatat e vjetëruara. Nuk ka ra menaxhmenti pra, ka ra turbina. Sa i përket filterave, ata kanë deshtë me i instalu filterat por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom, duhet niher bojlerat tani filterat. Ju s’i keni bë as bojlerat as filterat. Nuk ka filtera pa bojlera. Tash ne do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat.”, tha Kurti.