Legjenda e boksit, Vitali Klitschko nis stërvitjet me rezervistët ushtarakë të Ukrainës
Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, Vitali Klitschko, i cili aktualisht është kryetar i Kievit, i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe u ka kërkuar funksionarëve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë.
50-vjeçari ka nisur trajnimin me rezervistët ushtarakë të Ukrainës në mes të tensioneve në rritje midis vendit të tij dhe Rusisë.
“Shumë prej nesh e kanë kryer shërbimin ushtarak dhe ato aftësi duhet të riktheheshin. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm të një vendi që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, ka thënë Klitschko për Daily Telegraph.
Ish-boksieri ka aluduar për konfliktet e kahershme në Ukrainë, pas të cilave rajoni i Krimesë u aneksua njëanshëm nga Rusia në vitin 2014.