MaqedoniTop Lajme

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali: Kërkova që Kosova të rishqyrtojë masat e vendosura

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali u shpreh se ka kontaktuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifit për masat e reja për hyrje në Kosovë.

Postimi nga Bekim Sali:

Sot, kisha një bisedë telefonike me kolegun tim nga Kosova, ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me ç’rast diskutuam për masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë në këtë shtet.

Shprehа mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit.

Po ashtu, kolegut tim ia përcollа edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.

Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë.