Nuk duhet të vishni të njëjtat rroba për dy ditë rresht
Duhet t’ju ketë ndodhur një herë që të shkoni në punë me të njëjtën veshje për dy ditë rresht. Sidomos kur kupton se rrobat nuk janë bërë pis. Megjithatë, edhe në situata të tilla nuk është mirë që të vishni një bluzë të cilën e keni veshur tashmë. Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Edhe pse nuk duket pis, bluza e ka thithur djersën që do të thotë se janë formuar edhe baktere. E gjithë kjo mund të çojë në pasoja negative në trupin tuaj. Për shembull, puçrrat mund të shfaqen në shpinë dhe në gjoks. Dhe nëse keni vënë re se ato krijohen shpesh kohët e fundit, shkaku mund të jetë ky.
Djersa dhe bakteret përhapen, të cilat bllokojnë poret dhe shkaktojnë akne. Përveç kësaj, në lëkurë mund të shfaqen kushte më irrituese si skuqje dhe kruajtje sidomos nëse bëhet fjalë për material sintetik. Shumica e baktereve krijohen për shkak të djersës, yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës.
Përfshihen edhe sipërfaqet në të cilat jeni mbështetur me atë bluzë gjatë ditës. Për shembull, një tavolinë, një ashensor ose një vend në transportin publik. Në ato vende ka baktere të të tjerëve që mund t’i merrni lehtësisht.