Pamje të tmerrshme: Gruaja e rrah brutalisht burrin në Spitalin e Gjakovës

Shpërndaje

Një grua nga Gjakova është filmuar duke rrahur burrin e saj në njërën nga dhomat e Spitalit të kësaj komune.

Në një video të shpërndarë nga një qytetare në ‘Facebook’ gruaja shihet duke ushtruar dhunë ndaj burrit. Ky i fundit, siç tregohet në video, ishte duke marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Nga burime brenda spitalit thuhet se e gjithë ngjarja ndodhi në mungesë të motrës medicinale, që ato momente po përballej me një rast urgjent, gjegjësisht (gjakderdhje).

Gjithashtu mësohet se gruaja është me të meta mendore, ndërsa burri i saj me epilepsi.

Më poshtë e keni edhe pamjen: