Marrëdhënie seksuale mes dy djemve në ‘Akropoli’, videoja që “tronditi” grekët

Shpërndaje

Një video ku shfaqen dy djem duke kryer marrëdhënie seksuale në monumentin më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës greke, “Akropol” ka shkaktuar reagime të shumta në Greqi.

E realizuar nga një grup të rinjsh të quajtur si “mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut” video është një copëz e një filmi me metrazh të shkurtër, protagonistët e të cilit janë një çift homoseksual djemsh.

Në video shfaqen fillimisht dy të rinjtë që hyjnë në shkollë dhe takojnë një grua me maskë, e cila do t’i çojë në një ceremoni mistike që zhvillohet në korridoret e errëta në sfondin e tabelave të buletineve të studentëve. Gjysmë të zhveshur, të veshur me maska ​djemtë dhe vajzat që marrin pjesë në këtë ceremoni të veçantë preken në çift dhe në grup.

Çifti i homoseksualëve ndahet por më pas ndryshojnë mendje të bindur nga shokët e tyre dhe takohen në “Akropoli”. Ju desh vetëm disa minuta që çifti të kryente marrëdhënie seksuale në monumentin më të rëndësishëm të historisë.

Të rinjtë që kanë realizuar videon janë shprehur se donin të “thyenin” imazhin nacionalist dhe patriarkal të “Akropolit” dhe të tregonin se synimi ishte që t’i tregonin shoqërisë se “bënin atë që dëshironin”.

“Zgjedhja e Partenonit si vend nuk është e rastësishme. Ai funksionon për shumë njerëz si një simbol i nacionalizmit, arkeologjisë, patriarkalizmit, komercializimit, kulturës masive dhe mirësjelljes ndër të tjera. Partenoni është një vend i bukur për të bërë dashuri. Çdo vend fiton vlerë më të madhe kur ai vjen në jetë me praninë pulsuese njerëzore. Nuk shohim asgjë të çuditshme apo të panatyrshme në atë që bëjmë/ . Qëllimi i filmit nuk është aq reagimi, por në thelb dëshira dhe nevoja për të jetuar ashtu siç duam.”, thanë ata.

Policia helene ka nisur tashmë hetimin ndaj grupit të përfshirë që realizoi videon.

Ndërkohë për rastin ka reaguar edhe dekani i shkollës së të rinjve.

“Nuk na është kërkuar dhe nuk kemi dhënë asnjëherë leje as për xhirimin e as për shfaqjen e këtij filmi në ambientet tona”, ka thënë ai për “protothema.gr”.