MaqedoniTop Lajme

Pendarovski në bisedë telefonike me Radevin, diskutuan për marrëdhëniet në mes RMV-së dhe Bullgarisë

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pasur bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev me çka këtij të fundit ia ka uruar marrjen e detyrës duke i dëshiruar mandat të suksesshëm.

Zhvillimi më i ri i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve fqinje në dritën e vizitës ditë më parë të kryetarit të qeverisë së Bullgarisë si dhe aktivitet vijuese në Sofje, kanë qenë temat në të cilat kanë biseduar Pendarovski dhe Radevi.

“Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka përshëndetur vendosjen e dialogut mes dy vendeve dhe ka theksuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e të njëjtës në periudhën në vazhdim”, theksohet në kumtesën e sotme të Kabinetit të shefit të shtetit, Pendarovski.

Në drejtim të forcimit të dialogut mes dy vendeve, madje nënvizohet se dy presidentët kanë diskutuar edhe për mundësinë e një vizite zyrtare së shpejti të presidentit Pendarovski në Sofje dhe intensifikimin e komunikimit në nivel më të lartë në periudhën e ardhshme.