Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari

Shpërndaje

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e autobusit në autostradën Struma në Bullgari, ndërsa hetimi është nga fundi. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen dhe të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur në fund të nëntorit të vitit 2021, kur autobusi nga Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flaka, si pasojë e së cilave kanë vdekur 45 persona, shkruan TV21.