Rajoni

Përurimi i apartamenteve në Laç, Erdogan vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’

Shpërndaje

Presidenti i turk Recep Tayyip Erdogan është vlerësuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.

Kryebashkiakja Majlinda Cara, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendin pas tronditjes nga tërmeti i 2019, i dorëzoi presidentit turk titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.

“28.12.2022 akordon titullin më të lartë, ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin e solidaritetit për ndihmën në ditën e vështira të Kurbini dhe me zhvillimin e procesit të Rindërtimit. Kjo është një pllakatë e vogël në emrin tim personal për të shprehur mirënjohjen”, tha ndër të tjera kryebashkiakja.

Erdogan zhvilloi sot vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve në Laç.