Petkov: Vizita në Shkup ishte sukses i madh!

Shpërndaje

Vizita e djeshme në Shkup ishte sukses i madh, vlerësoi kryeministri bullgar, Kiril Petkov në Kuvendin Popullor pas ceremonisë së dhënies së betimit të Rumen Radevit dhe Ilijana Jotovës për mandat të dytë si president dhe nënpresidente të Bullgarisë.

Sipas kryeministrit bullgar, nga njëra anë është shtrirë dora me udhëtimin në Shkup, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka dërguar notë, të cilën Bullgaria e pret për dy vite.

“Kjo notë thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pretendime për integritetin territorial të Bullgarisë. Këtu duhet të kuptohet se vizita e djeshme ishte sukses i madh”, tha kryeministri Petkov.

Me rëndësi, sipas Petkovit është se gjatë vizitës është arritur marrëveshje për linjën ajrore nga Sofia deri në Shkup.