MaqedoniTop Lajme

Rrëmujë e madhe sot në “Kodrën e Diellit”, ska parking, ski-lifti prishet, kolona disa kilometra të makinave…

Shpërndaje

Imazhi piktoresk i Kodrës së Diellit sot i ngjan një rrëmujë të vërtetë dhe kjo flet shumë për mbresat që u le turistëve që vizitojnë këtë vend me potencial të madh turistik, por të pazhvilluar e të pamirëmbajtur.

Kolona disakolometrash me automjete, sot ishte vetëm “mirëseardhja” e parë për të cilat ishin nisur drejt Kodrës së Diellit për t’u argëtuar apo shijuar ditë vikendi dhe pushimi në këtë periudhë kur shteti “nuk punon”, madje sot është edhe zyrtarisht. në “të dielën jopune”.

Edhe po pate fat të kalojë kolonën me makina, sfida e radhës është gjetja e parkimit. Dëshira për të shtyrë dhe larguar nga rrëmujat e përditshme dhe streset nga trafiku i komunikimit të qytetit, të kthehet në një bezdi që të mendosh dy herë nëse do të ia vlente të vije përsëri në ditët e vikendisë për t’u relaksuar.

Sigurisht, “relaksi”, mbase të kthehet në irritim, pse jo dhe trishtim, kur pas gjithë kësaj tollovie dhe ski-lifti, i cili të shtyn të mendosh se sa janë të sigurt për përdorim.

Sezoni i skijimit për këtë vit në Kodrën e Diellit ka filluar më 15 dhjetor 2021.

Paraprakisht mediat shkruajtën se turistët që kanë në Kodrën e Diellit, kontaktin e parë e kanë me mbeturinat.
Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga Elektranat e RMV-së ende nuk ka qëndruar. Drejtori i Elemit, Avziu tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund të precizohen kur do të mbarojë pasi duhet të kalojnë në disa institucione.

Vazhdon të mbetet e paqartë për arsye se kush do jetë investitori i cili do e merr me koncesion menaxhimin e Kodrës së Diellit, sepse për këtë nuk ka informata të detajuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë. Ministria e Ekonomisë thotë se procedurat për zgjidhjen e dokumenteve juridike për Kodrën e Diellit në vlerë prej 50 plus 50 milionë euro janë në fund të fundit, por nuk jep detaje për investitorin pasi sipas tire ky është investim strategjik dhe kjo është në interes të procedurave. Ata presin që me investime të tilla të rriten të turistike në RMV dhe në këtë mënyrë Kodrës së Diellit t’i rikthehet shkëlqimi që meriton./Portalb.mk/

Më poshtë mund të shihet një video nga atmosfera në Kodrën e Diellit: