Sali Berisha i bën thirrjen e fundit Lulzim Bashës
Ish-kryeministri Sali Berisha do të shkojë vetë në selinë e PD-së, pasi të gjitha dyert janë mbyllur nga Lulzim Basha.
Berisha me një grup mbështetësish pritet që të bëjnë një deklaratë për mediat, nga ambientet e selisë, në rast se do të lejohet të hyjë brenda saj.
Gjatë ditës së sotme disa deputetë dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit tentuan që të hynin në godinën e PD-së, por dyert nuk u hapën në asnjë rast.
Nesër do të mbahet një protest në selinë e PD-së, thirrur nga vetë Berisha, dhe sot ish-kryeministri pritet që të japë paralajmërimin e fundit për Lulzim Bashën.