Sërish shtrenjtohen derivatet e naftës!
Çmimi i benzinës nga mesnata do të rritet për 1 denarë për litër, kurse dizeli për gjysmë denatë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 1.01%.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë në 79.5 denarë, kurse i EUROSUPER BS-98 do të jetë 81.5 denarë për litër.
EURODIZEL dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shiten për 71.5 denarë për litër.
Me vendimin e KRrE-së për 0.509 denarë për kilogram do të rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit dhe do të arrijë 44.722 denarë.