Rajoni

Takim i grupeve punuese për targat në Bruksel, Lajçak thotë se diskutimet sollën qartësi

Shpërndaje

Grupet Punueseve për targat të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë janë takuar sërish në Bruksel.

Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka inkurajuar palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme me afrimin e afatit.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak.

Grupet punuese për targat janë ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat. Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të këtij viti./Telegrafi/