MaqedoniTop Lajme

Takohen Meta dhe Pendarovski: Konstatohet nevoja për fillimin e negociatave për të dy shtetet

Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit sot përzemërsisht në një takim nga homologu i tij, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin zhvilloi një bisedë të hapur dhe shumë të ngrohtë.

Posimi i Presidentit Meta:

🇦🇱🤝🇲🇰 I nderuar nga pritja e ngrohtë e një miku të vjetër, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovski.

Vlerësuam potencialin e madh që ekziston, për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer.

Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, japin nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit.

Në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndamë bindjen mbi nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që do të ketë një kontribut pozitiv në prosperitetin e përgjithshëm, konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dekadat e fundit kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, ndaj dhe respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor.

Postimi nga Presidenti Pendarovski:

Takimi me Presidentin shqiptar Ilir Meta. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nëpërmjet përkushtimit për marrëdhëniet e mira fqinjësore, japin një kontribut të fuqishëm për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe për perspektivën e tij evropiane. Ramë dakord për nevojën për fillim të shpejtë të negociatave aderuese të të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 🇲🇰🇦🇱