A u “ngushëllua” Bekim Sali me postin e ministrit për humbjen në Çair?

Shpërndaje

Humbi zgjedhjet në Çair si kandidat i koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por me hyrjen e Alternativës në Qeveri, Bekim Sali u zgjodh ministër i Shëndetësisë.

Por, a ishte ky post ngushëllim për humbjen në Çair, Sali tha se posti i ministrit është besim që i është dhënë nga Alternativa dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nuk është dhuratë ngushëlluese, por besim që më është dhënë nga partia Alternativa dhe kryeministri Kovaçevski. Të gjithë e dimë se ne jemi në një periudhë të sfidës së madhe me pandeminë, e cila është e pranishme tashmë dy vjet dhe të marrësh Ministrinë e Shëndetësisë do të thotë se je entuziast dhe ke kapacitet të përballesh me këtë sfidë. Këtë besim ma dha edhe lideri i partisë por edhe kryeministri”, tha Sali në “360 Shkallë”./TV21