MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti uron 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Ahmeti thotë se 17 Shkurti është më shumë se festë shtetërore.

“Çdo ditë e Kosovës së lirë dhe të pavarur është përkujtim i kushtrimit të lirisë, të cilit nga të gjitha trojet tona iu përgjigjëm për të ruajtur rrënjët e identitetit të saj shqiptar! 17 Shkurti është më shumë se festë shtetërore, është mirënjohje mbarëkombëtare për veprën e lavdishme të dëshmorëve, është drejtësi e vendosur në vendin e vet, është amanet për të vazhduar rrugën e përparimit të Kosovës. Qoftë përjetë e lirë Kosova jonë dhe i përjetshëm kujtimi për ata që qëndruan në mbrojtje të saj! Gëzuar!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.