Grubi: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Lavdi paçin përjetë heronjtë e lirisë tënde!

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar 14 vjetorin e pavarsisë së Kosovës duke shënuar se “Zëri i Kosovës për liri ishte jehonë që dridhi themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe ndërkombëtare e që më 17 Shkurt të vitit 2008 u bë triumf i një kauze të drejtë e të pastër për të ruajtur autoktoninë identitare. Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Lavdi paçin përjetë heronjtë e lirisë tënde!” ka shkruar Grubi.