MaqedoniTop Lajme

Deputetët e RMV-së hanë “lirë e mirë”, me 3 euro mund të ngopesh

Shpërndaje

Drekat e darkat e deputetëve me çmime qesharake brenda hapësirave të Kuvendit. Në një observim të TV Alsat, në restorantin e godinës ligjvënëse menyja e pijeve dhe ushqimeve janë shumë lira.

Nëse i krahasojmë me pagat që marrin të përzgjedhurit e popullit, janë më lirë se fal, madje më të lira se edhe në lokalet e pjesëve më të lira të qytetit apo edhe ushqimeve që u servohet nxënësve dhe studentëve në konvikte

Tavolina plot, ky është resotranti i Kuvendit, ku deputetët dhe nëpunësit e Kuvendit mund të hanë kështu me bollëk çdo ditë me një kosto shumë të ulët. Siç po e shihni këtu ka pjatë kryesore, sallatë, desert, kafe dhe bukë jo më shumë se 3 euro mund të ngopesh çdo ditë. Ndërsa ju që hani jashtë Kuvendit, ju bëftë mirë me çmime të kripura.

Për një sup brokuli deputetët paguajnë 60 denarë ndërsa në lokalet në Çarshinë e Shkupi kjo supë kushton deri më 120 denarë. Një pjatë e oriz në Kuvend kushton jo më shumë se 30 denarë ndërsa pireja edhe më lirë, 20 denarë.

Në lokalet e qytetet ato janë me çmime shumë herë më të larta. Prodhimet e mishit në Kuvend sillet mes 65 dhe 140 denarë, ndërsa një kilogram mish peshku i pjekur kushton jo më shumë se 390 denarë, shumë më lirë se çmimi i peshkut në markete. Deputetet mund të hanë sallatë të përzier, me tranguj, lakër apo domante me një çmim prej 15 deri 40 denarë. Në lokalin më të lirë të Shkupit një sallatë e tillë mund të kushtoj deri më 100 denarë.

Në krahasim që bëmë edhe me Konviktin më të madh në vend “Pellagonija”, doli që një shujtë ditore shumë më e “varfër” kushton më tepër, apo që ka një kosto reale të tregut me produktet ushqimore që janë.

Ndërkaq, në mensën studentore të Konviktit Pellagonija këtu në Shkup, një shujtë ditore e një studenti kushton 4 euro me gjërat ushqimore, siç po i shihni këtu.

Ndonëse në Kuvend çmimet janë të fiksuara prej vitesh, në shtëpitë studentore kostot variojnë nga produktet ushqimore në treg.

“Kapaciteti i kësaj shtëpie studentore është 997 persona për akomodim, ndërsa për një shujtë ditore, për një studentë drekë dhe darkë, të cilën ne e ofrojmë na kushton afër 250 denarë në bazë çmimit të tregut”, tha Agim Fejzullahu, Drejtor i Konvikt “Pellagonija”.

Përderisa Konviktit, për ushqimin e një studenti do tu kushtoj ushqimi mbi 120 euro për një muaj, një deputet mundet që ta kaloj muajin komod me 90 euro shpenzime për ushqim e pije brenda kuvendit.

Deputetët tanë jo vetëm që hanë mirë e lirë brenda Kuvendit, por shpesh herë “iu bie yndyra në krye” duke dremitur pak edhe në seancat plenare, pasi të sigurohen që kanë bërë check-in për mëditjet.