Mickoski: Nuk pres që kjo qeveri kriminele t’i lërë kolltukët prej lëkure

Shpërndaje

Lideri i VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarit se si do ja bëjë që qeveria të pranojë te ketë zgjedhje të parakohshme tha se nuk pret që kjo qeveri do ti lerë privilegjet që përjeton në kurriz të popullit.

“Nuk pres që kjo qeveri kriminele të dojë t’i lërë tapetet e kuqe të trashë dhe kolltukët prej lëkure ku është shtrirë si dhe privilegjet që përjeton mbi kurrizin e popullit, nuk pres që ta pranojnë këtë, thjesht do të ikin sepse janë të vetëdijshëm se pas kësaj do të ketë përgjegjësit”, tha Mickoski.