E dhimbshme/ Ndërron jetë futbollisti 11 vjeçar Lorik Zendeli

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë 11 vjeçari Lorik Zendeli, futbollist i gjeneratës 2010 të shkollës Kf Uskana-Kërçovë!

“Ndahet nga jeta futbollisti i shkolles së Kf Uskana-Kërçovë Lorik Zendeli, lajm qe nuk donim ta degjonim kurre!
Me pikellim te thell morem lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te futbollistit 11 vjeçar te gjenerates 2010 Lorik Zendeli ku nuk arriti ti rezistoj nje semundje te rralle dhe te rëndë!” thuhet në njoftimin e familjes.

******

Lajm i trishtë, ka ndërruar jetë futbollisti 11 vjeçar i shkollës Kf Uskana-Kërçovë!

Lajmi u kumtua nga Bordi drejtues i Fondit Besa, ata mes të tjerash shkruajnë:

“Me keqardhje të madhe morrëm lajmin, për ndarjen nga jeta të heroit dhe engjullit tonë të dashur Lorik Zendeli. Loriku sot e humbi luftën kundër një smundjeje të rëndë. Shpresat dhe lutjet tona mbetën pa përgjigje. Zoti i Plotfuqishëm vendosi ta merrte Lorikun kur ishte vetëm 11 vjeç.

Në emër të gjithë antarve të Fondit Besa, si dhe të gjithë donatorve të panumërt ju shprehim ngushllimet tona më të sinqerta familjarve dhe gjithë atyre që patën dhimbje për këtë humbje të madhe. Zoti ju dhasht durim ndërsa engjullit tonë Lorikut Zoti i falt xhenetin.

Bordi Drejtues – Fondi Besa Drogomisht i Madh”