Hetuesi bullgar: Shoferi fajtor për aksidentin e autobusit të “Besa Trans”
Në autobusin e aksidentuar në Bullgari nuk ka pasur lëndë të ndezshme. Shkaku i aksidentit është padyshim një gabim njerëzor. Nga provat dhe ekspertizat është konstatuar se tragjedia në autostradën e Strumës është shkaktuar nga sjellja e shoferit. Kështu tha hetuesi bullgar Mladen Petrov në një intervistë për median bullgare “BTV” për aksidentin tragjik në të cilën humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Sjellja e shoferit është arsye pse ka ndodhur ajo situatë dhe për të zhvilluar aksidenti që përfundoi me këtë rezultat”.
Sipas tij, të gjitha spekulimet për praninë e lëndëve të ndezshme në autobus janë kontrolluar dhe është vërtetuar se nuk ka pasur materiale të tilla.
“Në situatën specifike, largimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka sjellë depërtimin dhe shkatërrimin e elementëve strukturorë, shtypjen e rezervuarit, ngjeshjen e përmbajtjes së tij. Kjo shoqërohet me shkëndija të bollshme të shkaktuara nga fërkimi në të cilin arrihet temperatura dhe presioni i nevojshëm për ndezjen e karburantit”.
Lidhur me spekulimet se incidenti ka ardhur si pasojë e shënimeve në autostradë të Strumës, Petrov tha se me të vërtetë shenja horizontale, shenja anësore është pak e zbehur, por nuk është e padukshme, sipas tij mesi, vija qëndrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme.