Indonezi: Këpucë të bëra nga lëkura e këmbëve të pulës, alternativë për lëkurën ekzotike (Foto)

Shpërndaje

Një punishte në qytetin Badung në rajonin e Javës Perëndimore të Indonezisë, bën këpucë nga lëkura e këmbëve e pulës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipërmarrësi Nurman Farieka, 26 vjeç, filloi biznesin e tij të prodhimit të këpucëve, të quajtur Hirka, në vitin 2015 pasi zbuloi ditarin e babait të tij se si të nxihej lëkura e pulës.

“Lëkura e këmbëve të pulës ka të njëjtën strukturë si lëkurat e tjera ekzotike te gjarpërinjtë dhe krokodilët, ndaj ne e zgjedhim atë si një material alternativ”, thotë Nurman.

Nevojiten 64 këmbë pule për të bërë një palë këpucë lëkure.

Nurman dhe katër punonjësit e tij mund të përfundojnë një palë këpucë në dhjetë ditë, për shkak të kompleksitetit të procesit dhe punimit me dorë.