BotaTop Lajme

Kriza në Ukrainë: Putin dhe Biden do të bisedojnë të shtunën

Shpërndaje

Presidentët Joe Biden dhe Vladimir Putin do të flasin të shtunën teksa tensionet janë rritur për krizën në Ukrainë, sipas një zyrtari amerikan.

SHBA ka deklaruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën përpara përfundimit të Lojërave Olimpike, transmeton albazone.mk.

Megjithatë, Rusia ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, pavarësisht rritjes së numrit të ushtarëve të saj në kufi me Ukrainën.

Rusia u tërhoq pasi NATO dhe Bashkimi Europian thanë se do të jepnin përgjigjje kolektive ndaj propozimeve të saj për një kornizë të sigurisë rajonale, ndërsa Moska kishte kërkuar përgjigjje individuale nga secili vend anëtar i BE-së, shkruan Bloomberg.

Aleatët perëndimorë po kërkojnë të tregojnë unitet përballë ngritjes ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, duke forcuar krahun lindor të NATO-s me trupa të shtuara dhe duke kërcënuar me sanksione të përbashkëta kundër Moskës nëse do të pushtonte Ukrainën.