Kryetari i Gjilanit publikon listën e borxheve të komunës nga koha e Lutfi Hazirit

Shpërndaje

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë publike obligimet financiare të komunës në kohën e udhëheqjes se Lutfi Hazirit.

Ai ka thënë se ëshë zotuar për transparencë andaj ka vendosur që ta bëjë publike edhe listën e obligimeve të komunës.

“Gjilani, përgjatë viteve (sidomos 8 të fundit), ka krijuar obligimet financiare si vijon:

1. Obligimet financiare jo kontingjente

VLERA: 11,062,061.67 euro

2. Obligimet financiare kontigjente

VLERA: 14,480,300.00 euro”, ka njoftuar ai.

Hyseni më tej ka potencuar se gjatë qeverisjes së tij, ka pranuar njoftimin nga përmbaruesi për obligimet komunale në vlerë prej 3,500.000 euro.

“Shumica e detyrimeve janë nga shpronësimet. Të njëjtat janë bërë pa përfillur procedurat ligjore, ku fillimisht duhet zotimi i mjeteve e më pas edhe zbatimi i procedurës së eksproprijimit”, ka shkruar Hyseni.

Ndër të tjera ai ka potencuar se për këtë çështje do t’i gjejë shkelësit dhe do t’i denoncon ata.

“Në këtë mënyrë do ta ndalim zhvatjen dhe do ta kthejmë dinjitetin e munguar”, përfundon ai.