Kryetari i LSM-së, Dimovski: Pagës minimale i shtohen edhe disa baza
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, shprehi falënderim për miratimin e zgjidhjes ligjore për pagën minimale, duke theksuar se bazës prej 18.000 denarë, e cila mbulon shportën e konsumatorit, do t’i shtohen edhe disa baza.
“Paga minimale nuk mund të jetë 18.000 denarë, por në atë shumë rriten shtesat sipas kontratës kolektive, siç janë stazhi, puna me turne, puna e natës, puna për festa dhe zgjidhja e pashmangshme ligjore, e diela ditë jopune. – tha Dimovski.