Ministri i ardhshëm Azir Aliu, prezenton programin për MSHIA në Kumanovë dhe Saraj

Shpërndaje

Azir Aliu, kuadër i ASH-së i propozuar për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ka prezentuar programin e tij menaxhues para Degëve të kësaj partie në Kumanovë dhe Saraj.

Kandidati për ministër në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ka nisur aktivitetet në terren para marjes së postit duke zhvilluar takime degët e Aleancës për Shqiptarët në nivel vendi.
Aliu ka qëndruar sot me strukturat partiake në Saraj ku ka zhvilluar një bashkëbisedim por edhe ka prezantuar planin e tij për udhëheqeje të suksesshme të Ministrisë.

“Sot struktura e degës Saraj pati nderin të mirpres në bashkbisedim Ministrin e ardhshëm të Informatikës dhe Administratës zAzir Aliu”- Shkruan në publikimin e Aleancës për Shqiptarët-Dega Saraj

Më tej z. Aliu ka vazhduar takimet edhe në Kumanovë.

“Sonte degën e ASH-së Kumanovë e vizituan kandidati për ministër të Shoqërisë informative Prof.Dr. Azir Aliu dhe deputeti Prof.Dr. Elmi Aziri. Ministri i ardhshëm para degës së Kumanovës paraqiti idetë dhe projektet e tij se si do të menaxhon me ministrinë në periudhën në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Degës së ASH-Kumanovë.

Më tej në njoftim thuhet se “Gjithashtu në debat me ide dhe propozime konkrete u inkuadruan edhe anëtarët e degës”.

Ndryshe, Aliu menjëherë pas propozimit për minisër në MSHIA, filloi takimet me strukturat partiake nëpër degë, duke filluar me atë të Gostivarit, qytet nga ku vjen edhe ai vetë.