El Cheka paralajmëron “bomba” të reja: Zaev nëse u ndodh diçka vëllezërve tanë në burg përfundon epoka juaj

Shpërndaje

Vëllezërit tanë Sami Ukshini, Val Zekaj dhe Shek Hallaqi kanë më shumë nevojë se asnjëherë për lutjet tona, pasi siç kam marrë disa informata drejtpërdrejt nga një i punësuar në Prokurorinë e Shkupit, se tre vëllezërit tanë duhet të jenë më vigjilent se kurrë në burgun ku po e vuajnë dënimin – shkruan El Cheka i cili mëngjesin e sotëm ka publikuar përgjime të reja.

Ai gjithashtu ka shkruar se të njëjtët nuk duhet të përdorin ushqimin që u jepet në burg dhe të mos i lëshojnë qelitë e tyre, por të qëndrojnë të bashkuar, sepse diçka po përgatitet kundër tyre! Zoran Zaev duhet të ketë të qartë se nëse u ndodh diçka mbaron historia e Zaevëve dhe Ahmetit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre! Publikimi i “bombave” të reja do të bëhet gjatë orëve të mëngjesit, sepse sot kemi patur pengesa të shumta- ka shtuar El Cheka në statusin e tij të publikuar pak orë më parë.