PAMJE/ Ministri i Brendshëm i Ukrainës shtrihet për tokë, për t’i shpëtuar predhës së forcave pro-ruse

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, për pak sa nuk e pësoi derisa po vizitonte ushtarët ukrainas – ku një predhë e shkrepur shpërtheu jo larg vendit ku ishte ai.

Është interesant se vetëm pak sekonda para se të ndodhte kjo, Monastyrsky iu drejtua gazetarëve duke thënë se “jemi të gatshëm për çfarëdo skenari në çdo minutë”.

E më pas shpërtheu një predhë, pikërisht në kohën kur po inspektonte punën e ushtarëve jashtë istikameve në Novoluganske në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.

Mediat e atjeshme raportojnë se predha ishte shkrepur nga forcast e përkrahura nga Rusia, që prej tetë vitesh shkaktojnë probleme të pandërprera.

Ministri ishte veshur me rroba të kamufluara dhe me helmetë në kokë po ecte rrugës, kur predha u shkrep dhe shpërtheu jo larg vendit ku ai ishte.

Megjithatë personat që e eskordonin, vrapuan për ta mbuluar me trup me qëllim që të mos i bie ndonjë copë e predhës. Në këtë incident nuk raportohet për të lënduar.