RajoniTop Lajme

Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa për udhëtimet me autobusët e Trafikut Urban

Shpërndaje

Komuna e Prishtinës njofton se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët shfrytëzojnë trafikun urban, nga sot do të lirohen nga pagesa.

Sipas njoftimit të Komunës, ky vendim është marrë si mënyrë lehtësimi për qarkullimin e trupave dhe në shenjë mirënjohjeje për punën e palodhshme në ofrimin e sigurisë për secilin qytetar të Kosovës.

Bashkëpunimi ynë me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.

Sot prita në takim kryetarin e Prishtinës , Përparim Rama me të cilin diskutuam për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.