Bota

Putin i kërkon Kievit të dorëzohet, “ne jemi gati të negociojmë kushtet”

Shpërndaje

Moska thotë se është e gatshme të negociojë kushtet e dorëzimit të Kievit, vetëm disa orë pas pushtimit ushtarak të territorit ukrainas.

Në një deklaratë, përmes zëdhënësit të saj Dmitry Peskov, Kremlini tha se ishte gati të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqjen ukrainase dhe të përfundojë kushtet e dorëzimit të vendit.

“Presidenti Vladimir Putin – është i gatshëm të deklarojë se çfarë pret nga Ukraina, duke vendosur vijën e kuqe për problemet që kanë lindur. Propozimet e presidencës ruse kanë të bëjnë me një regjim neutral dhe çmilitarizimin e vendit”, tha Kremlini.

Sipas Dmitry Peskov, presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i gatshëm të merrte pjesë në bisedimet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mënyrë që të vendoste kushte për qeverinë e së nesërmes dhe tërheqjen e sistemit të saj të armëve.

Këto janë kushtet e vendosura nga Moska, e cila konsideron se, “për momentin, nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit dhe popullit rus”.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se në të ardhmen e afërt, Vladimir Putin do të përcaktojë orarin e bisedimeve, por theksoi se negociatat do të fillojnë vetëm nëse udhëheqja ukrainase është “gati”.

“Operacioni ushtarak ka qëllimet e tij dhe këto synime duhet të arrihen. Presidenti tha se të gjitha vendimet janë marrë dhe qëllimet do të arrihen”, tha Peskov. Megjithatë, nëse Kievi pajtohet me kushtet e Kremlinit dhe i plotëson ato menjëherë, operacioni ushtarak në vazhdim do të anulohet.

Zhvillimet në frontin ushtarak dhe aspiratat e Putinit

Qëllimi kryesor i pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse në orët e para të së enjtes ishte çaktivizimi i strukturave dhe forcave të vendit. Brenda pak orësh, ushtria ruse mbërriti në qendër të vendit, jashtë kryeqytetit, Kiev, ndërsa pushtoi strukturat dhe objektet kryesore.