Qytetarët: Paga minimale duhet të rritet shumë më shumë se 18000 denarë
Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se paga minimale duhet të rritet shumë më tepër se 18 mijë denarë pasi me të ardhurat që marrin nuk arrijnë ti mbulojnë as gjërat më elementare për jetë. Ata thonë e janë pikërisht të ardhurat e ulëta dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve që po largon popullatën nga vendlindja në kërkim të një jetë më të dinjitetshme në shtetet e Evropës.
“Rroga minimale duhet të bëhet minimum 25.000, s`ke mundësi ndryshe, edhe me 18.000 është pak. Nuk dalin askund, me katër anëtar të familjes, minimum 25 000 të jetë. E shihni vetë shkaku kësaj gjithë rinia ikën në kurbet, shkaku se rroga shumë e vogël dhe si përballojmë dot”.
“Normal që duhet të rritet rroga, me rrogë të vogël s’bën dot asnjë shpenzim, thjeshtë bukë e gjizë s’mund të hash. Asnjëherë s’mund t`ia dalish se rroga e vogël është rryma vjen shumë. Unë kam harxhuar 10000 tash me 20 000 asgjë s’mund të bëj. Rroga e vogël ndikon shumë, s’mund të arrish asgjë, hysh në kredi po s’të japin, hysh nëpër shitore borxh, vjen koha s`mund ta paguash borxhin”.
“Unë marr 150 euro, 100 euro pensioni, asgjë nuk mbërrijmë, pagesat e shtetit s’po i mbërrijmë”.
“Normal duhet të rritet, deri sa rriten produktet duhet të rritet edhe rroga. Me 250 euro nuk jetohet këtu”.
“Një qind euro rrymë paguaj, mbetjet, gjërat tjera, nuk dalin. Ka njerëz të sëmurë ilaçet duhet ti blej patjetër”.
“Duhet të rritet të bëhet më mirë por s`bëhet gjë. Ja në punë kam dalë këtu, asnjë faturë nuk arrij ta paguaj”.