Sela: Deklarata e Kovaçevskit zbuloi sa i madh është numri i qytetarëve pa shtetësi, BDI manipulon me shifrat
“Deklarata e djeshme zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të asaj se sa i madh është numri i qytetarëve pa shtetësi”. Kështu është shprehur kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se shërbimi për siguri shtetërore pranë MPB-së ka trashëguar mbi 20 mijë kërkesa.
LAJM: Të dhënat që publikojnë mediat duke u thirrur në burime brenda MPB-së por edhe zyrtarë të lartë të BDI-së, kanë deklaruar që ka rreth 2600 kërkesa për shtetesi. Ndërsa dje kryeministri Kovaçevksi deklaroi që bëhet fjalë për mbi 20 mijë kërkesa. Pse ka mospërputhje të shifrave?
Ziadin Sela: E vërteta është vetëm një, ndërsa gënjeshtra është 1100. A e dini se ku mund ta lokalizoni gënjeshtrën, merrni funksionarët e BDI-së dhe shikoni kur kanë folur për këtë temë, asnjëherë nuk kanë dhënë shifra të sakta. Një është e padiskutueshme që janë shumë, për sa kohë që ne kemi dëgjuar dhe kemi parë se kanë probleme, prandaj e ngritëm iniciativën për ta ndryshuar Ligjin për Shtetësi. Kjo deklarata e djeshme zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të numrave, por natyrisht këto janë shifra zyrtare, imagjinoni sa mund të jetë numri i njerëzve që kanë hequr dorë nga lodhja 30 vjeçare që kanë bërë. Por, ne përsëri insistojmë, bëhet fjalë për të drejtë elementare të njeriut. Kështu quhet deklarata universal për të drejtat e njeriut dhe jo njerëzve. Theks i vendos individid dhe të drejtën që ai do të duhet ta gëzojë. Një ndër të drejtat më themelore dhe me elementare është e drejta e shtetësisë sepse prej kësaj të drejte burojnë shumë të drejta të tjera, e drejta për arsimim, për shërbim shëndetësor, e drejta për punë, e drejta për tu pensionuar dhe e drejta për tu larguar nga kjo botë ne menyre dinjitoze dhe jo me vështirësi, duke vështirësuar edhe shërbimet shëndetësore kur vjen në një moshë dhe plaket njeriu, por edhe duke i lënë edhe borxhe familjes sepse shërbimet shëndetësore kanë kosto dhe jo gjithsecili mund ta përballojë këtë kosto. Prandaj, jo vetëm në këtë segment, Bashkimi Demokratik për Integrim, fatkeqësisht e gënjeshtërt ka qenë prej në fillim dhe vazhdon të jetë gënjeshtra më e madhe që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë parë dhe kanë pas.