Maqedoni

Valon Bela zgjidhet kryetar dege i Lëvizjes Besa në Çair

Shpërndaje

Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sot u bë riorganizimi i degës së Çairit. Në këtë kuvend zgjedhor delegatët e degës së Çairit besimin për të udhëhequr ja dhanë, Valon Belës i cili si kryetar i posazgjedhur prezantoi edhe kryesine e re të degës Çair.

Kuvendin e udhëhoqi kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Abdush Demiri, ndërsa fjalë rastin për të përshëndetur punimet e degës, mbajtën sekretari gjeneral Arjanit Hoxha si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Këtë kuvend zgjedhor me prezencën e tij e nderoi edhe deputeti i VV-së nga Kosova, z.Mirsad Shkreta.

Lëvizja BESA
09.02.2022